Vrasja e rrëqebullit

11 Janar, 2019 admin

Lajm i mirë që personi që ka vrarë Rrëqebullin është duke iu nënshtruar procedurave ligjore dhe do të përgjigjet për krimin që ka bërë. Shpresojmë me një dënim të merituar!

Vërehet që me hapa të vegjël, por pozitive, shoqëria kosovare gjithnjë e më shumë po raporton mbi vrasjet dhe abuzimet ndaj kafshëve (në përgjithësi). Kjo është pozitive! Edhe pse, ka ende punë në këtë drejtim.

Megjithatë, jemi të zhgënjyer që është vrarë raca e cila është në ‘listën e kuqe’ të specieve në zhdukje në Ballkan dhe Evropë: https://www.iucnredlist.org/species/68986842/87999432

Shoqëria kosovare ka nevojë urgjente që kurrikulat shkollore t’i përmirësojnë, duke përfshirë në lëndët mësimore, edhe edukim mbi natyrën, kafshët dhe mbrojtjen e tyre.

ARTIKULLI NË KOHA.NET