Askund nuk përmendet mirëqenia e kafshëve!!! (shih më poshtë fotot e punës së Komunës së Dragashit – Projekti shetëror i KSVL-ës).
Edhe pse, për çdo mangësi në kontratë dhe në tender në përgjithësi, përgjigjen ligjet në fuqi, të cilat garantojnë respektimin e mirëqenies së kafshëve – ky tender dhe kontratat e veterinareve fitues, ishin dashtë t’i kenë, si objektiva kryesore: a) zbutjen e shumimit dhe b) mbi-popullatës së qenve endacakë dhe sigurimin e një jete më të mirëqenë për ta!
Por, objektivi kryesor i shkruajtur në tender dhe kontratë ishte: Shansë për gjithë veterinerët, që të jenë pjesë e projektit! Bravo!
Atëherë, ju prezantojmë me: Kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale, të klinikave veterinare (si operatorë ekonomik) fituese në këtë tender (nenet 9.1 & 9.2, të FDT-së), specifikon këto kërkesa si kushte:
Kërkesa 1. Të ketë së paku gjashtë (6) veterinar të diplomuar që kanë së paku dy vjet përvojë pune në terren, gjashtë (6) teknik të veterinarisë dhe gjashtë (6) punëtor për kapjen e qenve endacakë – të dëshmuar me kontratë – veterinarët duhet të jenë nga regjioni ku kryhen punët.
Kërkesa 2. Veterinarët të jenë anëtarë të Odës së Veterinarëve të Kosovës.
Kërkesa 3. Të ketë hapësirën për pranimin e qenve – të dëshmuar me foto.
Kërkesa 4. Të ketë hapësirë të veçantë për kontrollin shëndetësor të qenve, kastrim-sterilizim dhe eutanazi (hapësira duhet të jetë e pajisur me tavolinë kirurgjike , instrumente kirurgjike dhe pajisjet tjera përcjellëse).
Kërkesa 5. Të ketë hapësirën – vendin me më së paku 15 bokse për qëndrimin post operativ të qenve ( 72 orë pas operimit) – të dëshmuar me foto. Vendi duhet të jetë me standarde të cilat i parasheh mirëqenia e kafshëve (si dysheme, mbulojë etj).
Kërkesa 6. Të ketë hapësirën për medikamente dhe ushqim për qentë – të dëshmuar me foto.
Kërkesa 7. Të ketë katër (4) automjete – pikap te ndara me kafaz për qentë e kapur, të dëshmuar me librezë të automjetit e foto si dhe të jenë ne emër të kompanisë aplikuese ose të kenë autorizim.
Kërkesa 8. Të ketë eskavator ose të ketë kontratë me kompaninë për hapjen e gropave për groposjen e qenve.
Kërkesa 9. Mjetet për kapjen e qenve endacakë – të dëshmuara me foto.
Kërkesa 10. Të kenë në dispozicion numrat e matrikullit për identifikimin e qenve – të sjellet fizikisht modeli i numrit.
Kërkesa 11. Qentë të cilët adaptohen duhet të identifikohen me mikroçip dhe dokumente përcjellëse.
Kërkesa 12. Kompanitë ofertuese të mos kenë kontratë për trajtimin e qenve endacak mee kuvendet komunale ose ndonjë institucion tjetër.
P.s. Çdo foto është bërë nën dijeninë e AUVK-së dhe me leje nga vet veterinarët e klinikës.