Trajtimi i qenve në Plemetinë

22 Janar, 2019 admin

Para disa ditëve, edhe grupi jonë ka qenë te vendi i ngjarjes, sepse disa persona kanë raportuar që në Plementinë po mbahen qentë keq dhe po organizohen luftëra. Sidoqoftë, pas vizitës tonë, kemi vlerësuar që problemet në ate rrethinë, janë më serioze dhe të komplikuara se sa në disa raste të tjera. Sidoqoftë, qentë pit bull dhe të tjerët nuk ishin aspak agresivë por disa, me gjendje të keqe shëndetësore.

Tani, e shohim qe Fondacioni zviceran StrayCoco me veterinarin e tyre partner DVM Zenel Zhabarin kanë qenë në Plementinë dhe kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe largpamëse duke:

1. i sensibilizuar qytetarët e komunitetit mbi mbajtjen e duhur te qenve;
2. duke dhuruar ushqim për qentë;
3 duke i trajtuar qentë me vaksinat e nevojshme
4. qeni me tumor do të shërohet nga DVM Zenel Zhabari,
5. qentë e tjerë do të sterelizohen.

Pune super e mirë nga StrayCoco dhe nga DVM Zenel Zhabari.

Jemi të kënaqur që dikush në Kosovë, bënë një punë të ketillë!

Sensibilisierungstag im Roma Camp Obiliq – gute Arbeit von DVM Zenel Zhabari und unseren Romafreunden. Wir konnten viele…

Publiée par straycoco.com – im Einsatz für Strassenhunde sur Mardi 22 janvier 2019