Me muaj të tërë ne si OJQ së bashku me United for Animals – UFA i kemi kërkuar takim zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, po ashtu Komunës së Prishtinës për të diskutuar mbi problemet e mbajtjes dhe shitjeve të jashtëligjshme të kafshëve në tregjet e makinave/veturave të Kosovës. Por asnjë shenjë jete nga këto institucione.
Kemi dërguar dëshmi (me foto) të torturave dhe të çdo shkeljeje ligjore që po bëhet ndaj mbajtjes dhe shitjes së qenve dhe kafshëve tjerë blegtorale në tregjet e Kosovës.
Ja, edhe këtë të dielë, një qen i uritur, në dhimbje dhe në të ftohtë – i lidhur si një objekt, si një kukull argëtimi. E turpshme nga këto dy institucione që nuk marrin kohë që të merren me këtë çështje – sepse fundja, edhe njerëzit rrezikohen – pasi që për kafshët as që ju bëhet vonë!