Është shumë e thjeshtë, vetem duhet vullnet serioz dhe profesional nga AUVK.
Nuk ka kuptim që vetëm me kastrimin e qenve endacakë të përmirësohet gjendja e popullatës së qenve në rrugët e Kosovës.
Duhet të implementohen këto hapa:
- Regjistrimi i OBLIGUESHËM i të gjithë qenve me shoqëruës (pronarë);
- Kontrolli i Dyqaneve të Kafshëve – PET SHOPS.
- Kontrolli i mbarështuesëve ad hoc dhe të jashtëligjshëm (që ka shumë në Kosovë);
- Të monitorohen tregjet dhe tregtarët e jashtëligjshëm në tregjet e kafshëve dhe tregjet e tjera në Kosovë;
- Rekomandimi apo edhe obligueshmëria e kastrimit/sterelizimit të qenve me shoqëruës – ngaqë pronarët e qenve, zakonisht i braktisin ata;
- KSVL- të vazhdohen projektet shtetërore të sterelizimit dhe kastrimit të qenve endacakë.