Aktivistë në gjithë Prishtinën dhe në qytetet e tjera të Kosovës, përballen me shumë qen në vit, jo 5 herë, por 5000 herë, në forma të ndryshme, duke i ushqyer dhe duke u kujdesur për ta vazhdimisht.
Gjithsesi, nuk e mohojmë faktin që ka raste të tilla të sulmeve, sepse, është matematikë e thjeshtë, probabiliteti i popullatës së shumtë të qenve endacakë, i njerëzve që i urrejnë ata dhe i keqtrajtojnë qysh të vegjël dhe i situatës së mbeturinave të shumta në qytet, bënë që të ketë edhe sulme ndaj njerëzve.
DUHET TA DINI QË, sulmet ndodhin sepse:
- Njerëzit në shumicën e rastëve i keqtrajtojnë dhe nuk i duan ata;
- Nuk kanë raport miqësor dhe paqësor me qen, do të thotë, nje shumicë as nuk i ushqejnë ata – kështu që, qentë gjejnë vet për të ngrënë dhe shohin njeriun nganjëherë si kundërshtar apo armik afër vendeve me mbeturina (ushqimit), jo më si mik që mund t’iu ndihmojë.
ZGJIDHJA MË E MIRË?
Përveç projekteve të sterelizimit dhe vaksinimit që i përmendën personat në këtë reportazh të shkurtër, duhet të zbatohet REGJISTRIMI i QENVE ME SHOQERUËS (pronarë).
Pa u bërë regjistrimi i të gjithë qenve dhe pronarëve të tyre, çdo herë qytetarët e papërgjegjshëm, do të mbarështojnë dhe braktisin qentë e tyre; kështu qytetet dhe fshatrat mbushen me qen që vazhdimisht riprodhohen pastaj në rrugë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende nuk ka filluar me regjistrimin e qenve me pronarë (edhe pse ligji e kërkon).
Pa këtë program, edhe qentë por edhe disa njerëz do të jenë viktimë e një shteti që nuk ua garanton sigurinë dhe as mirëqenien.