Qentë dhe macet e komuniteteve tona shoqërore!

19 Mars, 2019 admin

Qentë dhe macet duhet të jenë të identifikuar si: QEN dhe MACE TË KOMUNITETIT (jo si kafshë të rrugës apo endacake). Ata gjithashtu janë qytetarë të qyteteve tona në Kosovë dhe është përgjegjësi e jona të ndihmojmë në mirëqenien e tyre.)

Si ta bëjmë këtë? Ne duhet:

  • Të mos i urrejmë dhe keqtrajtojmë ata;
  • Nëse është e mundur, të tregojmë dashuri dhe empati ndaj tyre;
  • Nëse është e mundur, të sigurojmë pak ushqim për ta;
  • Nëse është e mundur, t’i ndihmojmë ata me trajtime veterinare (kastrimi / sterilizimi dhe vaksinim kundër tërbimit – e cila është një vaksinë e paguar nga shteti);
  • Të nxisim adoptimin e tyre tek njerëzit dhe familje të mira;
  • Gjatë gjithë kohës të kontribuojmë në rritjën e ndërgjegjësimit për kafshët tek miqtë tanë dhe familjet tona me mirësi dhe durim.

 

Faleminderit Kafshet e Pejes për dashurinë dhe kujdesin ndaj kafshëve, të cilat janë pjesë e shoqërisë tonë.

 

#OurStreetDogs 💓

Publiée par Kafshet e Pejes sur Mardi 19 mars 2019