Qendra për strehim të përkohshëm në Zvicër

2 Shtator, 2018 admin

Kjo është nje qendër/strehimore e përkohshme ne Zvicër (Zürcher Tierschutz – https://www.zuerchertierschutz.ch/tierschutzthemen.html)

Mund t’i shihni fotot, të cilat tregojnë vendin e kafshëve të cilat strehohen përkohësisht aty.

Kjo shtëpi e përkohshme e kafshëve, nuk është ndërtuar për kafshët endacake, sepse braktisja e kafshëve në rrugë apo kudo, nuk praktikohet në shumë vende të zhvilluara (ngaqë ka sistem regjistrimi për të gjitha kafshët shtëpiake dhe mbajtësve të tyre).

Kjo shërben për kafshët që konfiskohen nga mbajtësit “pronarët” e tyre, apo kafshëve pa mbajtës/e (apo kujdestarë) per arsye të ndryshme (përveç braktisjes së tyre në rrugë).

Kur Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve e vizitoi këtë qendër, në Gusht 2018, personat përgjegjës deklaruan që çdo dy javë adoptohen kafshët nga kjo qendër.

Komunat e Kosovës do duhej ta merrnin shembull këtë qendër!