Sa për informimim të publikut të gjerë:
Projekti i Menaxhimit dhe i Kontrollit të qenve endacakë, duke implementuar programin KAP, KASTRO/STERILIZO, VAKSIONO, LËSHO, është momentalisht zgjedhja më e qëndrueshme në Kosovë – a) duke sigiruar që qentë të trajtohen mjekësisht dhe moralisht, gjë që do të ndihmonte rritjen e tyre në mënyrë më të shendëtshme (por me nevoja për kujdesje të mëtutjeshme ngakomunitetet shoqërore – me ushqim dhe ujë të pastër) dhe b) nga kastrimi dhe sterelizimi i tyre do të pakësohej numri i tyre gjatë viteve të ardhshme në Kosovë (nëse projekti implementohet siç është paraparë).
Pse Strehimoret në këtë situate siç është Kosova tani, nuk janë zgjedhje të mençura, efektive dhe të qendrueshme?
Në Kosovë nuk është bërë asnjë lloj studimi apo analize generale mbi gjendjen e qenve endacakë – se sa qenë ekzistojnë në vendin tonë dhe sa e sa lëshohen nga pronarë të papërgjegjshëm çdo vit. Pa këto informata të përgjithshme dhe pa ligje përkatëse në fuqi, as studimet e fizibilitetit nuk mund të bëhen për projekte të tilla (strehimore, trajtime, nevojat potenciale për kujdesin e qenve më tutje, rreziqet, hapësirat e nevojshme për lojë dhe argëtim/socializim, etj),
kurse pa studime të fizibilitetit, Qeveria e Kosovës dhe as Komunat nuk do të jenë në gjendje të planifikojnë buxhet të saktë për mirëmbajtjën dhe qëndrueshmërinë e një strehimoreje që do duhej t’i respektonte të gjitha kriteret e nevojshme.
Disa Komuna kanë iniciuar strehimore publike, por aspak në përputhje me kritere dhe parime të fuqishme të cilat do të garantonin një respektim dhe trajtim sa më të dinjitetshëm të mirëqenies së kafshëve, aty të strehuar. Komuna e Graçanicës dhe Komuna e Pejës, kanë dëshmuar dështimin e tyre ne lidhje me këtë dhe që mirembajtja e një strehimoreje nuk është aspak e lehtë, nëse nuk planifikohet dhe menaxhohet siç duhet. Edhe pse tani, strehimoret jane shndërruar në jo aktive nga vet Komunat.
Kjo është gjë e mirë, që qentë mos të jenë të mbyllur brenda tyre.
Ju lusim që të shikoni disa nga fotografitë e DY STREHIMOREVE TË DËSHTUARA. Pastaj, ju vendosni arsyeshëm prapa tyre.