Dy njerëz të mrekullueshëm duke promovuar adoptimin e qenve të rrugës (endacak). Njerëzit e tillë na jepin shpresë.
“Dashuria nuk blihet me pare. Qentë e rrugës japin të njëjtën dashuri sikur se një racë e bleme.” – mesazhin e bukur dhe domëthënës që e thotë aktivistja për mbrojtën e kafshëve dhe drejtoresha e OJQ-ës “Të Bashkuar për Kafshët”, Vjosa Shkodra.
Po ashtu Bind Skeja thekson që pa marrë parasysh se sa e vështirë dhe sfiduese mund të jetë kujdesi ndaj një qeni, është një realitet që të plotëson dhe që të jep dashur dhe po ashtu të jep përgjegjësi të kujdesësh për një qen.
Ai thotë me vend kur bën thirrje që jo të gjithë të shkojnë e të marrin qen, por vetëm ata që më të vërtetë angazhohen dhe përkushtohen ndaj një qeni.
ADOPTO dhe shpëto një jetë!
Ku ka më mirë se sa të shpëtosh një jetë?
https://www.facebook.com/watch/?v=2146706758970774