Kafshët e Egra
Ne do të punojmë drejtpërdrejt për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra nga tregtia dhe përdorimi i tyre për argëtim.
Fauna e egër është vazhdimisht në rrezik për shkak të mungesës së inspektimeve të duhura institucionale të autorëve të krimeve, në këtë rast të gjuetarëve pa leje. Policia e Kosovës rrallëherë zbulon gjuetarë të paligjshëm. Shoqatat e gjuetarëve nuk kanë plane të duhura strategjike të veprimit dhe / ose raporte të punës dhe aktiviteteve të tyre. Shumë kafshë të egra janë viktima tragjike të njerëzve të rastit dhe të gjuetarëve pa leje të cilët shkojnë për gjueti pavarësisht nga sezoni i ndaluar i gjuetisë, i cili gjithashtu në Kosovë, është i përcaktuar me ligj. Ne do të synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e shoqërisë për mbrojtjen e kafshëve të dhe të bindim dhe mbështesim institucionet publike në mbrojtje dhe ruajtje të kafshëve të egra. Ne do të lobojmë kundër kopshteve zoologjike dhe çdo aktiviteti tjetër që promovon robërinë e kafshëve të egra. Ne do të synojmë të edukojmë publikun mbi larminë e specieve të kafshëve të egra dhe natyrën e tyre të mrekullueshme, në mënyrë që ata të mos tolerojnë më abuzimet e shkaktuara nga këto tregti mizore. Gjatë çdo hapi të fushatave dhe programeve tona, ne do të angazhojmë dhe mobilizojmë mbështetësit tanë. Ne duam që ata të sigurojnë që palë të ndryshme të interesuara janë angazhuar për të mbrojtur dhe mbajtur kafshët e egra në habitatin e tyre natyror përmes ndryshimeve në politikë dhe praktikë. Kjo në fund të fundit do të ndihmojë jetën e mijëra kafshëve të egra vetëm në Kosovë.