Parregullsitë në projektin e KSVL – pjesa II

25 Janar, 2019 admin

Nga shumë parregullsi që kanë ndodhur vitin e kaluar në projektin shtetëror me titull “Shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qeneve endacak në tërë territorin e Republikës se Kosovës, me numër të prokurimit 40800-18-1064-2-1-5”, AUVK-ja, në këtë vit duhet të vendosë, disa kritere te rëndësishme dhe efektive për përzgjedhjen e veterinerëve dhe ambulatorëve të tyre si subjekte potenciale fituese të tenderit për vitin 2019 (nëse zbatohet edhe në këtë vit).

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR VETERINERËT:

  1. Veterinerët legjitim për të aplikuar, duhet të jenë veterinarë me eksperiencë në kafshë të imëta – si qeni, macja, lepujt etj. Të kenë të dëshmuar punën e tyre të vazhdueshme me qen.
  2. Veterinerët e kafshëve blegtorale duhet të përjashtohen – ngaqë zakonisht ata nuk kanë eksperiencë në kafshë të imëta dhe mund të mos bëjnë një punë efektive dhe që garanton mirëqenien e plotë të qenve të trajtuar.
  3. Të gjitha klinikat/ambulatoret duhet të kontraktohen nga AUVK-ja, jo të futen në konsorciume me liderë kryesorë të ekipeve, për 7 rajone të Kosovës…këto lloje të konsorciumeve në vitin 2018, kanë lejuar që të bëhen shumë gabime dhe të krijohen inate mes veterinerëve.
    Niveli profesional, ende mungon në shoqërinë tonë. Është dëshmuar nga sjelljet e disa liderëve të ekipeve të rajoneve, drejt të nënkontraktuarëve të tyre. Me përjashtim të disave, që kanë qenë të suksesshëm, sipas monitorimeve tona.
  4. Klinikat e subjekteve fituese duhet të kenë hapësirë dhe pajisje adekuate për TRAJTIME MJEKËSOR të mirëfillta. Nuk duhet të ketë këtu, as lëshime dhe as mirëkuptime. Një veterinar, sado që ka biznesin e vogël, duhet t’i ketë pajisjet e përshtatshme për operime. Tenderet nuk janë instrumente bëmirësie për veterinerët, por para në vlera të mëdha për kryerjën e duhur të punës dhe shërbimeve.
  5. Vendi i strehimit të qenve për së paku 72 orë pas kastrimeve, DUHET TË JETË sipas UDHËZIMIT ADMINISTRAIV 04/2017 për kushtet e QENDRAVE TË TRAJTIMIT TË PËRKOHSHËM.

Jo, siç është inspektuar nga organizata jonë, që shumica e vendeve për strehim, ishin të mbuluara nga feçet e qenve dhe balta. Ku në të njëjtin vend, flinin qentë e sapo të operuar (si në foto më poshtë).