Ne si OJQ që synojmë të mbrojmë veçanërisht dhe thelbësisht të drejtat e kafshëve (për Kosovën, kjo kategori, për mbrojtjen e kafshëve thjesht në aspektin ligjor është shumë i ri dhe vështirë për t’u kuptuar – siç kemi vërejtur nga disa komente dhe reagime nga njerëzit dhe të ashtuquajturit aktivistë virtual në facebook), jo duke shpëtuar ose duke u ofruar atyre trajtim mjekësor (tjera OJQ e bëjnë këto punë të rëndësishme).
Ne kemi kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që nga tre muaj, për të ndarë me ne të dhënat e të gjithë qenve që janë trajtuar brenda këtij viti, siç pretendon Agjencia: 14.000 qen endacakë. Ata nuk duan që ne të shohim se çfarë përfshijnë të dhënat, ata e dinë shumë mirë që ka shumë parregullsi, por gjithsesi ata i kanë paguar të gjithë veterinarët për punën e tyre, pavarësisht nga fakti se disa nga veterinarët kanë bërë një punë shumë të pandershme dhe jo profesionale. Këtu kemi disa parregullsi që kemi zbuluar edhe pa të dhënat nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë:
Ne kemi gjetur parregullsi në Pejë, nga udhëheqësit e ekipit DVM Taulant Kastrati, DVM Turhan Nila.
Në Klinë, veterinerët operonin qentë në kushte jo sterile dhe që vepronin në një fushë të hapur me minimumin e pajisjeve për një operacion të duhur.
Në Prishtinë, nga udhëheqësi i ekipit DVM Kreshnik Vejsa një qen u kap dhe u “trajtua” dy herë. Në rajonin e Podujevës, “strehimorja” e përkohshme ishte në kushte të tmerrshme. Në rajonin e Drenasit, DVM Elbasan Ibriqi, mbante qentë për një kohë të gjatë në boksa të vogjel dhe mezi u ofronte qenve të gjorë ujë të pastër.
Në rajonin e Ferizajt, udhëheqësi i ekipit DVM Agron Pajaziti, i cili i mbajti qentë në vende të pista dhe i vendosi të gjithë qentë, të sëmurë dhe të shëndetshëm së bashku.
Rajoni i Dragashit: Veterinarët duke bërë punën siç dëshironin pa kritere fare, pa asnjë kontroll nga Agjencia – me presionin dhe raportimin tonë, ata përmirësuan pak gjendjen e tyre të punës.
Dhe shumë gjëra të tjera si këto … të cilat së shpejti do të publikohen!
Së bashku me padinë kundër Agjencisë për mos ndarjen e të dhënave publike me ne!