Mbështetjet e ngrohta – Shkolla Digjitale

4 Janar, 2019 admin

Shkolla Digjitale ka hapur zemrën edhe ndaj kafshëve!

Shkolla digjitale është institucion i akredituar dhe është shkolla e parë e hapur në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovice e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave nga 7 deri 18 vjeç.

Përveç angazhimeve dhe aktiviteteve të tyre profesionale në fushën e teknologjisë informative dhe angazhimit të tyre të theksuar tek fushat dhe skemat edhe sociale – këtë herë nxënësit e shkollës kanë ofruar ekspertizën e tyre që të na ndihmojnë në zhvillimin e website-it, të organizatës tonë.

Jemi shumë mirënjohës dhe tejet të lumtur që një shkollë e tillë ka parë si shumë të rëndësishme sferën në të cilën punojmë dhe që kanë vendosur që ta mbështesin edhe fushën e të drejtave të kafshëve.
Për shumë individë por edhe për shumë institucione, kafshët dhe mirëqenia e tyre nuk është fare në agjendë, – por fakti që një institucion edukativ do të dedikojë kohen e tyre vullnetare dhe të çmueshme për të zhvilluar diçka që do të na shërbejë neve si organizatë, për t’i mbrojtur gjallesat që nuk kanë zë të mbrohen vet, tregon shumë maturi, sinqeritet intelektual dhe empati ndaj kafshëve.

E vlerësojmë shumë këtë bashkëpunim dhe i jemi mirënjohës tejet shumë, stafit drejtues z. Rizaj, z. Neziraj dhe po ashtu nxënësve/fëmijëve që do të angazhohen në këtë punë!

Në emër të kafshëve dhe ekipit tonë,

Ju falënderojmë nga zemra!