Komuna e Prishtinës publikoi zyrtarisht tenderin publik të ndërtimit të Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm – QTP, në Prishtinë.
Faleminderit Komuna e Prishtinës që keni sjellur këtë projekt edhe më afër zbatimit të tij final.
Kafshët e endacake, sigurisht që do të përfitojnë nga kjo dhe shoqëria gjithashtu.
Jemi të lumtur dhe krenarë që kemi qenë të përfshirë në këtë projekt që nga fillimi i tij – në të vërtetë, kur fillimisht ia propozuam atë Komunës së Prishtinës si ide.
Ky është me të vërtetë qëllimi i organizatës sonë, duke u përpjekur të krijojë projekte të qëndrueshme dhe sistemike në lidhje me mbrojtjen e kafshëve në Kosovë.
Ky objekt do të shërbejë si klinikë. Ligjërisht quhet si “Qendra e Trajtimit/Kujdesit të Përkohshëm – QTP”.
Kjo qendër do të sigurojë trajtim mjekësor veterinar për kafshët endacakë dhe strehimin gjatë shërimit ose kurimit të tyre nga ndonjë sëmundje eventuale.
QTP-ja NUK ËSHTË STREHIMORE. Kërkojmë nga të gjithë të mos krijojnë pritje të gabuara!
Qentë dhe macet do të lëshohen sërish në rrugë, tani për tani, por të trajtuar, të kastruar, të pastruar, dhe të vaksinuara. Disa qen dhe mace do të qëndrojnë në QTP, nëse gjenden në kushte të rënda shëndetësore, por të tjerët do të jenë përsëri nën përgjegjësinë tonë (të qytetarëve), në rrugë.
Kosova nuk ka ende burime të forta financiare për të strehuar mijëra qen dhe mace endacakë. Do të ishte një kaos të përpiqemi që të vendosim qindra qen në një vend. Sidoqoftë, Komuna e Prishtinës e bëri pjesën e saj të mrekullueshme! Faleminderit shumë Shpend Ahmeti Dren Kukaj Ardiana Gjinolli-Ahmeti dhe Adrian Berisha për punën e juaj të shkëlqyeshme!
Ajo që mbetet akoma për një menaxhim efektiv të popullatës së kafshëve endacake është që Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës të fillojë zbatimin e dispozitave ligjore që parashikojnë regjistrimin e kafshëve shtëpiake dhe ndëshkimin e njerëzve që hedhin/braktisin kafshët e tyre shtëpiake në rrugë.
Nëse të gjitha institucionet e përfshira për mbrojtjen e kafshëve nuk e bëjnë pjesën e tyre, atëherë situata nuk do të ndryshojë aq lehtë.
Merrni një shembull nga Komuna e Prishtinës dhe merrni masa tani!
Së fundmi, një falënderim i madh shkon Kosovo Small Animal Welfare dhe organizatën partnere të tyre Straycoco për faktin që ishin model për ne në krijimin e idesë së ndërtimit të QTP-ës në Prishtinë dhe që na kanë pranuar në shumë vizita në TCC e tyre në Gjakova për të kërkuar në punën dhe lehtësirën e tyre. Ne morëm shembuj të mirë prej tyre!
Për të mos harruar është edhe organizata Te Bashkuar për Kafshë – United for Animals – UFA, e cila ishte pjesë e takimeve me Komunen e Prishtinës dhe që kanë qenë të pranishëm me këshillat e tyre gjithashtu.
Punë e shkëlqyer është duke u bërë! dhe është koha që t’u japim kafshëve tona endacakë trajtimin që ato meritojnë!
Pas punes disa mujore, me ne fund kemi dorezuar ne prokurim ndertimin e Qendren per Trajtim te Perkohshem (QTP) per…
Publiée par Adrian Berisha sur Mercredi 13 novembre 2019