Kërcënimet ndaj veterinerëve dhe ekipit tonë

15 Qershor, 2020 admin

Dje, burri i veterinerës: Adelina Rexhepi, ka kërcenuar një veterinar i cili ka shpëtuar bushtrën në foton e mëposhtme.

Adelina Rexhepi është një veterinere abuzive dhe jo profesionale, e cila me vetëdijen e saj, duke na gënjyer se ka kryer trajnime të ndryshme jashtë Kosovës për trajtimin e kafshëve të vogla, ka bërë punë jo profesionale dhe aspak humane. As ajo dhe as ekipi i saj nuk i dinë gjërat bazike të trajtimit të qenve (as materialet e duhura nuk i kanë përdorur për qepje të plagës) dhe aq më pak në trajtimin e tyre me intervenim kirurgjik, siç është kastrimi dhe sterelizimi. Ekipi i saj ka vënë penjë të patretshëm në plagën e qenve të gjorë. Ajo dhe ekipi i saj e kanë ditur me garancë se qentë e liruar me ato qepje, nuk do të mbijetonin në rrugë. Do të thotë, ajo për t’u pasuruar, e ka vënë jetën e qenve në rrezik dhe mashtron dukshëm në këtë projekt.

Pas ankesave tona, AUVK ia ka ndërprerë punën asaj deri me datë 21 qershor 2020.

Sa herë që kemi qenë tek Adelina Rexhepi kemi gjetur plagë të enjtura, bukë në tokë ose pica të zhytura në ujë, dhe ajo po ashtu nuk ka kontrolluar fare lëshimin e qenve. Shumë qen janë marrë në Fushë Kosovë apo edhe në fshatrat përreth, të cilët nuk janë kthyer më asnjëhërë në vendin e tyre të origjinës.

Qenushja në foton e më poshtme është gjetur nga një aktivist zemër mirë, i cili e ka mbajtur deri sa ne kemi shkruar që ta marrim. Bushtren e kemi dërguar tek veterinari Shaban Mehmeti në Drenas, i cili ka kryer punën e tij sic duhet, duke e ri-trajtuar bushtren dhe duke ia larguar penjte e patretshëm dhe duke riparuar punën e tmerrshme të Adelina Rexhepit.

Pas kësaj, veterinari Shaban Mehmeti ka pranuar telefonatë nga burri i Adelina Rexhepit, i cili e ka kërcënuar z. Mehmetin për intervenimin që ka kryer.

Ky rast kërcënues, është paraqitur në polici, dhe poashtu ne do të marrim edhe masa tjera ligjore për punën abuzive të Adelina Rexhepit.

Nuk do të ketë as edhe 1% tolerancë ndaj punës abuzive e sidomos ndaj kërcënimeve që iu bëhen edhe aktivistëve, edhe njerëzve të tjerë që angazhohen për mirëqenien e kafshëve. Për çfarëdo shkelje, çdokush do të përgjigjet para ligjit.

Ne nuk do të ndalemi në punën tonë për të siguruar rritjen e mirëqenies së kafshëve, dhe poashtu për të siguruar shfrytëzimin e duhur të fondeve publike.

 

 

 

© Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve
Prishtinë, 15 qershor, 2020