Siç duket, rreziku më i madh në Kosovë nuk është koronavirusi (COVID-19). Rreziku më i madh në Kosovë, janë lloji i njerëzve si në videon më poshtë, që me plot vetëdije paraqesin rrezik jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit.
Në videon më poshtë, shihet një qen, të cilit i është vënë flaka nga një person dashakeq, i cili përderisa është në gjendje të bëjë një krim kaq makabër ndaj një kafshe të gjorë, çfare mund të presim tjetër nga ai?
Fatkeqësisht, burimi i problemit nuk është krimineli në video. Problemi më i madh është mungesa e një sistemi i cili asnjëherë nuk është marrë me edukimin e shoqërisë sa i përket empatisë ndaj kafshëve jo njerëzore.
Raste si ky e vënë në pah nevojën urgjente për ngritje të vetdijësimit të popullatës rreth të drejtave dhe mirëqenies së kafshëve dhe përditësimin e kurrikulave shkollore me material të ri që edukon dhe promovon mirëqenien e kafshëve në shkollat e Kosovës. Një person i cili me tallje bën gjest të këtillë, duhet të privohet nga liria menjëherë për shkak të rrezikut që paraqet, ashtu siç e parashah edhe neni 346 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Fondacioni ynë do të bëjë çmos që personi në fjalë të përgjigjet para drejtësisë për këtë gjest të shëmtuar dhe të marrë dënimin e merituar. I bëjmë thirrje të gjithëve që kanë informata rreth këtij rasti të ka kontaktojnë përmes mesazhit.
Si rikujtim: po thuajse çdo ditë, kafshët blegtorale për konsum njerëzor, përjetojnë tmerre dhe mizori të tilla si në rastin e qenit të djegur. Dhimbja e tyre duhet të dëgjohet e vrasja e tyre duhet ndalur, po ashtu.
Kafshërore: Dy të rinj mitrovicas djegun të gjallë një këlysh dhe shkrihen së qeshuri (Kujdes, pamjet janë të rënda!)
Publiée par Jepi zë sur Lundi 16 mars 2020