Kafshët e egra në rajonin e Prizrenit

17 Shkurt, 2020 admin

Shpesh ndodh që banorët e fshatrave të Rajonit të Prizrenit, ankohen për zbritjen e kafshëve të egra në vendet e banueshme dhe afër shkollave të fëmijëve.

Problemi këtu nuk qëndron tek kafshët e egra por tek shoqëria, banorët dhe më së shumti tek Komunat e rajonit të Prizrenit që asnjëherë nuk ndërmarrin asnjë masë për të krijuar zgjidhje të duhura për banorët e këtyre fshatrave, 1. Për të siguruar udhëtim dhe transport për fëmijët që udhëtojnë çdo ditë për në shkollë, 2. Për t’i vetëdijesuar qytetarët që mos t’i ushqejnë kafshët e egra në asnjë rast, 3. Për t’i ndaluar gjuetitë ngaqë në mungesë të ushqimit në male, kafshët e egra mund të afrohen tek vendet e banueshme dhe mbeturinat e shumëta afër shkollave dhe shtëpiave.

Komunat në Rajonin e Prizrenit po dështojnë vazhdimisht për të bërë punën e tyre dhe për t’i mbrojtur qytetarët e vet, jo nga kafshët e egra, por nga veprimet e vet atyre banorëve karshi kafshëve dhe mjedisit dhe çfarë është më e rëndësishmja, po dështojnë në ofrimin e shërbimeve të qytetarëve të vet, të komunave të tyre përkatëse.

Të kemi prani të kafshëve të egra në vend, është shenjë shumë pozitive – por në një vend ku aspak nuk investohet në edukim të popullatës, pësojnë vet njerëzit kurse edhe më shumë, kafshët e gjora.

 

Dragash: Ujqit zbresin në fshat, alarmohen banorët