Gjuetia e jashtëligjshme rrezikon faunën e egër

31 Dhjetor, 2018 admin

I falenderojmë ‘Kallxo’ për këtë artikull dhe ngritjen e kësaj teme shumë të rëndësishme!

Është dëshpëruese të analizojmë reagimet e:

1. vet përgjegjësve të grupeve dhe instituteve të gjuetisë në Kosovë; të cilët i dinë saktësisht 75% të gjuetarëve jashtëligjorë dhe nuk i lajmërojnë ata në Polici; disa nga këta përgjegjës kanë vendosur edhe kamera kurthi për t’i identifikuar kafshët e egra; ose për t’i përndjekur ato për gjueti!
2. Organet kompetente, vazhdimisht gjuajnë fajin tek të tjerët. Policia e Kosovës (nuk po çuditemi, sepse nuk bëjnë punën siç duhet as për problemet që i prekin njerëzit, mos t’flasim për kafshët) nuk merr asnjë përgjegjësi për t’i përndjekur dhe hetuar këto raste.
3. Institucionet publike të Parqeve Nacionale, asnjëhere nuk dalin me një program vetëdijesues për qytetarët dhe shkollat; ne mendojmë që vet udhëheqësit e këtyre institucioneve i lejojnë këto gjueti të jashtëligjshme.

Ne kemi reaguar për Kallxo, duke thënë:

“Gjuetia e jashtëligjshme përveç që e dëmton shumë mirëqenien e kafshëve që padrejtësisht vriten për qëllime koti e dëmton edhe ekosistemin dhe mund të rregullohet vetëm nëse këto kafshë të egra kanë vendin e vet të caktuar dhe numrin.

Duhet të dënohen ata që e prishin këtë ekosistem e që është shumë e lehtë sepse rrjetet sociale janë të mbushura me persona që mburren me vrasjen e një ariu, dreri ose ndonjë derri të egër”.

Gjuetia ilegale po rrezikon faunën e Kosovës