Jemi jashtëzakonisht të nderuar të ju njoftojmë se Fondacioni Stumme Brüder nga Lihtenshtajni ka vendosur të mbështesë financiarisht fondacionin tonë me qëllim të mbrojtjes ligjore të kafshëve në Kosovë si dhe krijimin e grupeve komunale për rritjen e praktikës së zbatimit të legjislacionit për mbrojtën e kafshëve në Kosovë. Sot më shumë se kurrë kafshët kanë nevojë për mbrojtje ligjore dhe për mobilizim ndërinstitucional për një mbrojtje efektive, të dinjitetshme dhe të qëndrueshme të të drejtave të kafshëve.
“Për Kafshët” edhe këtë vit do të vazhdojë me projekte me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së kafshëve, duke u fokusuar në aspektet legjislative të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të kafshëve.
E falënderojmë nga zemra Fondacionin Stumme Brüder që na besoi dhe është përkrah me ne gjatë këtij viti.