E falenderojmë shumë këtë grup të mrekullueshëm në Prizren për iniciativën dhe kontributin e tyre për të ndihmuar në rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve dhe fëmijëve të tyre.
Faleminderit Anna Fleischhauer dhe Isuf Bytyçi!
Ky ishte shkrimi i tyre i shkurtër për publikun:
<<< Vitin e kaluar ndodhën disa ndryshime pozitive për qentë endacakë në Kosovë; Programi KSVL (Kastrimi, Sterilizimi, Vaksinimi dhe Lëshim) u implementua për herë të parë derisa aktivizmi për mirëqenjen e kafshëve rritej. Sidoqoftë, qentë nga shoqëria konsiderohen akoma si kafshë jo e mirë, e papastër dhe e rrezikshme.
Ishte një ide spontane e jona që gjatë festave të fundvitit qentë do duhen të kujtoheshin përsëri, por me një përshtypje pozitive.
Idea ishte: Fotografi familjare në atmosferë festive me miqtë tanë leshatuk, të adoptuar nga rruga.Të hollat që do të mblidheshin nga ky aksion do shërbenin për trajtimin e njërit nga qentë tonë për trajtimin e leishmaniozës.
Duke ju falenderuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për pëlqimin që na dhanë, krijuam një skenë festive në qendrn historike të qytetit në Prizren dhe ofruam mundësinë që njerëzit të përjetojnë një atmosferë plotë dashuri, dhe si kujtim të veçant t’i kenë edhe fotot e realizuara aty për aty. Duke e konsideruar mungesën e njohurive bazike për qenin, kemi përgatitur edhe dy fletushka me informata themelore për gjuhën e trupit të qenit si dhe për nevojat esenciale të tyre për një jetë të mirë. Ndërtuam tendën, bëmë dekorimin dhe i sollëm qentë për të filluar. E gjithë kjo u bë me vetëfinancim dhe pa përkhjen e ndonjë organizate.
Kjo iniciativë i befasoj pozitivisht shumë qytetarë, disa ndalnin vetëm t’i përkledhnin qentë simpatikë e shumë të shoqërueshëm, shumë familjarë bashkë me fëmijët e tyre realizuan fotografi së bashku me Lean dhe Mian dhe na falenderuan neve për idenë dhe mundësin që kishim ofruar. Disa na thanë që kjo ide në fakt ishte e domosdoshme. Më e rëndësishmja ishte se shumë njerzë e panë fotografinë reale dhe përjetuan dashurinë e paskushtëzuar që qentë ofrojnë, dhe se meritojnë një trajtim të denjitetshëm.
Një vajzë e cila erdhi me të ëmën ishte shumë më e tërhequr nga qenushat tanë, e ëma e saj na tregoi se vajza e saj kishte shume frikë nga qentë, kurse me qentë tanë ajo përfundimisht e mundi frikën dhe e përjetoi ëmbëlsinë e të qenit pran krijesave të dashura. Prandaj, ne e konsiderojmë aksionin tonë spontan, si komplet të suksesshëm, me mesazh pozitiv që u përqua në festën e ndërrimit të moteve.
https://www.facebook.com/qeniilumtur/