Dita ndërkombëtare e kafshëve

4 Tetor, 2018 admin

Dita Ndërkombëtare e Kafshëve për ne do të thotë, të vëmë më shumë theks në konsideratën e barabartë ligjore (me njeriun) që kafshët meritojnë dhe punën e madhe që ne ende duhet të arrijmë, drejt mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të kafshëve!

Faleminderit gjithë partnerëve dhe kolegëve tanë për punën e madhe që bëjnë për të gjitha kafshët në mbarë botën dhe veçanërisht për Kosovën! Ta festojmë këtë ditë, duke rritur ndjeshmërinë dhe dashurinë ndaj të gjitha kafshëve, duke ulur vuajtjen, vrasjen, ankthin dhe mizorinë që qeniet njerëzore iu bëjnë kafshëve pa ndonjë arsye të fortë morale dhe racionale!

Gjithmonë mbani mend, paqja fillon nga pjatat tona! Në emër të kafshëve ju falënderojmë për zgjedhjen tuaj të duhur për t’i dashur dhe respektuar kafshet dhe per ta respektuar dinjitetin dhe të drejtën e tyre për të jetuar të shëndetshëm dhe në paqe!