About

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve është themeluar në Prill 2018, në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së kafshëve jonjerëzore, duke u përqëndruar në aspektet legjislative të mbrojtjes së tyre dhe promovimin e dinjitetshëm të të drejtave të tyre. FDK do të kontribuojë në aspektet ligjore dhe të politikave, duke synuar të përmirësojë mirëqenien e kafshëve në Kosovë dhe të përmirësojë marrëdhëniet njeri-kafshë në përgjithësi. Organizata bazon parimet e saj për të punuar për të gjitha speciet e kafshëve, pavarësisht nëse ato janë endacake, shoqëruese, kafshë ferme, të dedikuara për eksperimente, sport apo kafshë të egra. Të gjithë meritojnë një trajtim të ligjshëm dhe etik.
Ne përqendrohemi në angazhimin tonë ligjor duke kërkuar implementimin e duhur të legjislacionit aktual dhe duke ofruar sugjerime konkrete për përmirësimin e tij, në mënyrë që të vendosim bazat e forta për një kornizë ligjore më miqësore, etike dhe bio-centrike për kafshët dhe mbrojtjen e tyre. Përveç kësaj, ne angazhohemi gjithashtu për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të ligjit. Për më tepër, ne gjithashtu përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin e publikut / shoqërisë në fushën e të drejtave të kafshëve.

"Vizioni ynë është një botë në të cilën të gjitha qeniet do të respektohen dhe trajtohen me drejtësi dhe dhembshuri."

VIZIONI
About
team

MISIONI

Misioni ynë është të kontribuojmë në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve jonjerëzore, duke u përqëndruar në aspektet legjislative të mbrojtjes së tyre dhe promovimin e dinjitetshëm të të drejtave të tyre. Ndryshimi i vërtetë do të ndodhë vetëm kur institucionet, njerëzit dhe organizatat ndërmarrin veprime të strukturuara dhe sistematike për mbrojtjen e kafshëve në një nivel politik, etik dhe të ligjshëm.

PROJEKTET TONA

GENERAL STRATEGY OF ANIMAL RIGHTS FOUNDATION IN KOSOVO FOR YEARS 2020 – 2025
team
Services

PARIMET TONA

Qasja jonë bazohet në katër parime themelore:

Ne përqëndrohemi në angazhimin tonë ligjor

Duke siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit aktual dhe duke ofruar sugjerime konkrete për përmirësimin e tij, në mënyrë që të hedhim themelet e forta për një kornizë ligjore sa më miqësore dhe etike për kafshët dhe mbrojtjen e tyre. Përveç kësaj, ne gjithashtu angazhohemi për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të ligjit.

Ne i kemi ndjenjat e kafshëve në thelb të punës sonë

Sepse ne e kuptojmë se kafshët jonjerëzore kanë aftësinë të ndjejnë dhe nuk do të pranojmë vuajtjet e asnjë kafshe.

We base our work on robust evidence

Besueshmëria jonë vjen nga kombinimi ynë unik i përvojës, aktiviteteve monitoruese, analizave të të dhënave dhe angazhimit të avokatëve profesionistë. Ne ndërtojmë dhe përdorim këtë dëshmi të punës për të vlerësuar ndikimin tonë në mënyrë që të ofrojmë ndryshime kuptimplota, të qëndrueshme për kafshët jonjerëzore dhe për shoqërinë.

We help people help animals

Mbrojtja e kafshëve nuk është një luks. Është një pjesë thelbësore e zgjidhjes për problemet më të mëdha në botë. Kjo është arsyeja pse ne do të jemi partnerë me organizata, do të edukojmë dhe mobilizojmë individët, do të punojmë me qeveritë dhe brenda komuniteteve dhe do të bëjmë fushata kudo që të jetë e nevojshme për të nxitur njerëzit të mbrojnë kafshët.

Services
Works

LAJMET E FUNDIT

Works
Clients

Partnerët & mbështetësit direktë:

Edhe pse FDK është një organizatë e re, ka arritur të ndërtojë marrëdhënie të mira me organizata të huaja shumë serioze që punojnë për mbrojtjen e kafshëve për një kohë të gjatë.

Clients

KONTAKTI