Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve është themeluar në Prill 2018, në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së kafshëve jonjerëzore, duke u përqëndruar në aspektet legjislative të mbrojtjes së tyre dhe promovimin e dinjitetshëm të të drejtave të tyre. FDK do të kontribuojë në aspektet ligjore dhe të politikave, duke synuar të përmirësojë mirëqenien e kafshëve në Kosovë dhe të përmirësojë marrëdhëniet njeri-kafshë në përgjithësi. Organizata bazon parimet e saj për të punuar për të gjitha speciet e kafshëve, pavarësisht nëse ato janë endacake, shoqëruese, kafshë ferme, të dedikuara për eksperimente, sport apo kafshë të egra. Të gjithë meritojnë një trajtim të ligjshëm dhe etik.
Ne përqendrohemi në angazhimin tonë ligjor duke kërkuar implementimin e duhur të legjislacionit aktual dhe duke ofruar sugjerime konkrete për përmirësimin e tij, në mënyrë që të vendosim bazat e forta për një kornizë ligjore më miqësore, etike dhe bio-centrike për kafshët dhe mbrojtjen e tyre. Përveç kësaj, ne angazhohemi gjithashtu për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të ligjit. Për më tepër, ne gjithashtu përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin e publikut / shoqërisë në fushën e të drejtave të kafshëve.
MISIONI
Misioni ynë është të kontribuojmë në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve jonjerëzore, duke u përqëndruar në aspektet legjislative të mbrojtjes së tyre dhe promovimin e dinjitetshëm të të drejtave të tyre. Ndryshimi i vërtetë do të ndodhë vetëm kur institucionet, njerëzit dhe organizatat ndërmarrin veprime të strukturuara dhe sistematike për mbrojtjen e kafshëve në një nivel politik, etik dhe të ligjshëm.
LAJMET E FUNDIT
Partnerët & mbështetësit direktë:
Edhe pse FDK është një organizatë e re, ka arritur të ndërtojë marrëdhënie të mira me organizata të huaja shumë serioze që punojnë për mbrojtjen e kafshëve për një kohë të gjatë.