Ambulatorja veterinare “Pharmacon Vet” (Pharmaconvet) në Vushtrri, KA ABUZUAR ME FONDE PUBLIKE duke bërë punë, ose jo profesionale, ose dashakeqëse dhe mashtruese.
Kjo qenushe (në foto), e cila ishte e raportuar si e sterelizuar nga Ambulatorja “Pharmacon Vet” në Vushtrri, me numer të vathit identifikues 930, këto ditë, nën vëzhgimin e njërës nga anetaret e organizatës tonë, ishte raportuar që kishte lindur këlyshit e saj. Si mund të ndodhte kjo, nëse qenushja ishte raportuar si e sterelizuar?
Organizata jonë, e ka nën kujdesje qenin dhe gjendet tek ne tani, por ky rast NUK DO TË MBYLLET KËSHTU. Rasti i mashtrimit apo punës tejet jo profesionale, është raportuar tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, por asgje nuk është ndërmarrë nga ata deri më tani (të paktë nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje).
Sipas projektit shtetëror të vitit 2018 të kastrimit/sterelizimit dhe vaksinimit të qenve endacak, – projekt i cili ishte i menaxhuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – kishte për detyrë që të trajtonte qentë endacak, duke e bërë kastrimin, sterelizimin, vaksinimin dhe lëshimin e tyre sërish në rrugë. Kastrimi dhe sterelizimi parandalon shumimin e shumtë të qenve në rrugë, dhe pikërisht për këtë, një numër i madh i veterinerëve në Kosovë ishin të kontraktuar. Për Vushtrri, edhe Pharmacon Vet, me lider të ekipit, DVM Fevzi Gërxhaliun ishte i kontraktuar.
Për çdo qen që trajtohej, veterinerët e kontraktuar merrnin 75 euro. Siç duket, veterinerët e Pharmacon VET me liderin e tyre të ekipit, DVM Fevzi Gërxhaliu, – ose qëllimisht kanë mashtruar dhe kanë lëshuar qenushen e pa trajtuar ose kanë bërë një punë jo profesionale dhe me neglizhencë totale, saqë nuk e kuptojmë se si kjo ambulatore ende ushtron punën e veterinarisë me veterinerë të tillë.
Për dy variantat e punës siç ceken më lartë, duhet të vijnë pasojat ndëshkuese dhe largimi/terheqja e licencës veterinare, së veterinerëve të përfshirë në këtë rast.
Kontrolli/monitorimi i punës që bëhet në këto projekte, është dëtyrë e veterinarit si lider i ekipit dhe po ashtu i zyrtarëve të AUVK-ës. Nga AUVK, kërkojmë Nga Z. Nol Kabashi, si menaxher i atëhershëm i projektit, të na jep llogari mbi këtë lëshim tejet serioz.
Kerkojme nga Z. VALDET GJINOVCI, kryeshefi i AUVK-ës, reagim të shpejt.
Këtu, kemi dyshime të bazuara të keqpërdorimit të parave publike të qytetarëve të Kosovës dhe ky krim nuk është aspak për t’u injoruar.
Avokatët e organizatës tonë, janë duke shqyrtuar rastin e kësaj situate dhe patjetër që do të veprojmë shumë shpejt sipas legjislacioneve në fuqi për mbrojten e mirëqenies së kafshëve dhe mashtrimit me para publike.
Fotot:
1. Lista e veterinerëve të kontraktuar gjatë vitit 2018;
2. Lista raportuese e subjektit të kontrktuar “Pharmacon vet” – ku vërehet se kanë raportuar qenin me numer 930, si të trajtuar (sterelizuar);
3. Fotoja raportuese e qenushës, kinse e sterelizuar. .
4. Dy fotot e fundit, të qenushës së njëjët me këlyshit e saj.