Ndërhyrjet në jetën e kafshëve

17 Gusht, 2018 admin

Ligji Nr. 02/L-10 – PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE
Kreu i III
NDËRHYRJET NË JETËN E KAFSHËVE

Neni 7
Operimet kirurgjike te kafshët

  • 7.1. Ndalohen operimet kirurgjike me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të së cilës largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës, përveç me qëllim të shërimit.
  • 7.2. Operimet kirurgjike do të kryhen nga veterinari në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi.

Ende, pothuajse të gjithë veterinerët i praktikojnë kërkesat torturuese të panevojshme të operimeve të permendura në ligj, nga vet mbajtësit/ve të kafshëve shoqëruese (qenve, sidomos racës se Pitbullit apo qenve “luftarakë”).

Vetëm sa për informacion, ligji është në fuqi qysh nga 2005. Cilido mbajtës i qenve apo kafshëve që pas vitit 2005, ka bërë këto ndryshime torturuese kirurgjike të panevojshme tek kafshët e tyre, dhe bashkë me ta edhe veterinerët që kanë
performuar operacionet në fjalë, mund dhe do të ndeshkohen sipas ligjit në fuqi.

Mjafton paraqitja e rastit!

Dispozitat ndeshkimore sipas ligjit:
Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 Euro personi që:
e) bën operimin kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të së cilës largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës (neni 7.1);

-> Si shtesë dhe përfundim, udhëzime administrative të tjera, së shpejti do të propozohen nga ne, si (sipas ligjit aktual Nr. 02/L-10 – konfiskimi i kafshës është i përmendur, por jo i detajuar) ndëshkime edhe penale dhe konfiskime të kafshëve në raste të ndryshme torturuese dhe keqtrajtuese.