Kemi parë shumë raste kur qenëve u prehen veshët dhe bishti. Disa e bëjnë këtë për arsye estetike, e disa duke besuar në mitin që kjo i bën qentë me të egër. Në të dyja rastet, ky është akt mizor dhe e gjymton qenin, sepse ua heq gjymtyrët me të cilat është lindur.
Ky akt është abuzim i thellë me kafshët, të cilin e ndalon edhe Ligji Nr. 02/L-10, për Përkujdesje të Kafshëve, Kreu III, Neni 7/1:
7.1. Ndalohen operimet kirurgjike me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të sëcilëslargohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës, përveç me qëllim të shërimit.
Këto procedura të prerjes së veshëve dhe bishtit përvec që nuk e përfitojnë asgjë pacientin, edhe mjekësisht nuk janë të preferuara dhe ligjërisht të ndaluara. Procedura te tilla lejohen vetëm nëse veterinari e cilëson se një gje e tillë është e nevojshme për shendetin e qenit.
Qentë bishtin dhe veshët i përdorin për të komunikuar me njëri tjetrin. Heqja apo/dhe prerja e veshëve dhe bishtit ua pamundëson komunikimin dhe i gjymton qenët. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve ti ndalojnë këto aktë barbare. Gjithashtu, u bëjmë thirrje veterinarëve që të mos i pranojnë kërkesat nga pronaret me qenë për të kryer operime të tilla. Kjo përveç që bart pasoja ligjore për ta eshtë edhe abuzim i të drejtave të kafshëve.