Në Kosovë kemi një projekt të mirë për një kontrollë efikase të popullatës së qenve endacakë, duke aplikuar metodën CNVR (shqip: KSVL: Kap, Sterilizo, Vaksiono, Lësho). Projekti është shumë i dobishëm dhe i bazuar në përvojat në të kaluarën, si në Holandë, programi tregoi veten si shumë efektiv dhe të suksesshëm drejt zvogëlimit të popullatës së qenve që jetojnë në gjendje të keqe në rrugë. Por kjo metodë punon vetëm nëse zbatohet në mënyrë të duhur dhe duke u bazuar tek kriteret e parapara nga vet programi.
Nga fundi i majit, në tërë Kosovën, projekti duhej të fillonte – në disa nga komuna veçse ka filluar tashmë – në disa, si në Prizren, ai filloi vetëm tani, kohët e fundit.
Problemin që duam ta trajtojmë me këtë shkrim të shkurtër, ka të bëjë me trajtimin joprofesional të qenve femra(bushtrave) nga disa prej veterinerëve tanë të kontraktuar për projektin aktual.
Veterinerë, ju lutem mos i merrni qentë femra shtatzëna, ato nuk mund të sterilizohen ndërsa prodhojnë ende qumësht! Kaq profesional do të duhej të jeni! Këlyshat duhet të rriten me qumështin e gjirit për të paktën 6 – 8 javë. Pastaj pyetja tjetër do të ishte, ku do të largoheshin këlyshët e asaj nëne? Këlyshat do të ishin shumë të rinj për t’u sterilizuar me vetëm 2 muaj jetë.
Projekti nuk përfshinë shpenzimet për strehim në strehimore, as të këlyshave as të qenve në përgjithësi. Çdo qen që është kapur, pas sterilizimit dhe vaksinimit të tyre – dhe pasi që mbahen për të paktën 72 orë (3 ditë) në klinikën veterinare – në vende të pastra, me ujë të pastër dhe ushqim nutritiv- ata duhet të lëshohen në vendin e tyre – jo në strehimoret (nëse vendet e tyre paraprake nuk ishin strehimoret)!
TRAJTONI qentë femra më mirë! Kjo është një çështje urgjente dhe asnjë qen nuk duhet të merret si asgjë! Të gjithë meritojnë të trajtohen mirë! Ju keni tani paratë, mjete dhe klinika të mira për trajtim të mirëfilltë! Vetëm ju duhet edhe më shumë empati për më shumë vullnet të mirë dhe profesionalizëm në këtë punë!