Takimi i rradhës i grupit punues për menaxhimin e qenve endacak

30 Shtator, 2020 admin

Takimi i rradhës i grupit punues për menaxhimin e qenve endacak

Sot, më datën 19 gusht 2020 u mbajt takimi i tretë punues në zyrën e zv. KM të parë të Republikës së Kosovës, z. Besnik Tahiri, për të punuar rreth hapave afat shkurtër dhe afat-mesëm të situatës së qenve endacak në vend.

Në këtë takim, përveç organizatës tonë si pjesë e shoqërisë civile, dhe AUVK-së, mori pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), z. Besian Xh Mustafa, i cili na dëgjoi me vëmendje sa i përket ndryshimeve ligjore që duhet bërë për të filluar identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese, më konkretisht, qenve me mbajtës (pronarë) ngaqë nga qentë me mbajtës, buron numri i madh i qenve endacak.

Udhëzimet Administrative që do të amandamentohen gjatë javës së ardhshme nga Grupi Punues (AUVK dhe Shoqëria Civile: e përfaqësuar nga ne si organizatë) dhe që do të dorëzohen pranë Zyrës Ligjore të MBPZHR-ës, do të jenë:

  1. Udhëzimi Administrativ (MBPZHR) – Nr. 02/2018 – Për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve Shoqëruese, të shqiptohen edhe sanksionet e individëve që nuk bëjnë regjistrimin e kafshëve të tyre shoqëruese.
  2. Regjistrimin e Mbarështuesve dhe Pet Shops (dyqanet/tregjet e kafshëve) – Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dhe AUVK do ta propozojnë draftin e parë të Udhëzimit Administrativ për Mbarështuesit dhe Pet Shop-et;
  3. Udhëzimi Administrativ (MBPZHR) 01/2018 – Për kompenzimin financiar për shërbimet veterinare në terren; – që të shtohen kompensimet e veterinerëve për regjistrimin e kafshëve shoqëruese.

 

 

© Fondacioni për të drejtat e Kafshëve
Prishtinë, 19 Gusht, 2020