Kafshët shoqëruese/endacake:
Ne do të punojmë me institucione dhe subjekte të tjera, në mënyrë që politikat dhe praktikat e duhura humane dhe etike të menaxhimit të popullsisë së qenve dhe maceve të miratohen. Këto do të përmirësojnë jetën e mijëra qenve dhe maceve.
Si në shumë vende në botë, Kosova gjithashtu është një nga vendet që ka një numër relativisht të lartë të qenve dhe maceve endacake. Sidomos qentë endacakë, në vendet e pazhvilluara shfaqen si një problem shumë serioz. Në fakt, është një problem për të cilin ne do të vazhdojmë ta kemi prioritet të lartë. Megjithatë, situata do të mund të menaxhohej shumë më lehtë nëse shoqëria e Kosovës dhe institucionet e saj do të bënin një angazhim dhe përpjekje më domethënëse për të zgjidhur çështjen e qenve dhe maceve endacake, qoftë për hir të mirëqenies së kafshëve, pasi që ata jetojnë në kushte të këqija në rrugë dhe në anën tjetër për njerëzit, për t’i siguruar ata një siguri dhe shëndet më të mirë në hapësirat publike dhe në ambiente të hapura ku zakonisht jetojnë edhe kafshët endacake. Sidoqoftë, është e rëndësishme të përmendet se deri më tani, asnjë statistikë dhe analizë nuk ka raportuar ndonjë shkak vdekjeje njerëzore, për shkak të sëmundjeve ose infeksioneve të kafshëve endacake.
Ne do të kontribuojmë në edukimin e njerëzve dhe institucioneve. Ne duam që ata të kuptojnë arsyet që shkaktojnë problemet e popullatës së qenve në komunitete. Kjo do t’i fuqizojë ata të punojnë për zgjidhje të qëndrueshme, të motivuara nga faktet, të bazuara në mirëqenie. Zgjidhje të tilla të përshtatura në nivel lokal jo vetëm që adresojnë problemin e menjëhershëm, por gjithashtu sigurojnë që ato të parandalojnë që problemi të përsëritet në të ardhmen. Ne do të mobilizojmë individët për të ndërmarrë veprime. Ne duam që ata të kërkojnë ndryshim dhe t’u kërkojnë llogari autoriteteve në çdo kontekst lokal ose qëndror ku kërcënohet jeta e kafshëve endacake ose ku kompromentohet mirëqenia e tyre. Përmes këtyre veprimeve, ne synojmë të arrijmë jetë më të mira për kafshët shoqëruese dhe endacake në çdo kontekst. Ne duam të krijojmë një vend ku njerëzit të respektojnë dhe vlerësojnë kafshët në komunitete, të veprojnë me dhembshuri ndaj tyre dhe të jetojnë në harmoni me ta.