Kafshët në ferma
Ne do të angazhohemi që ligjërisht të transformojmë jetën e kafshëve në ferma, duke kryer inspektime, duke ngritur kallëzime penale, dhe duke ndihmuar fermerët të ndryshojnë stilin e tyre të punës. Puna jonë përbëhet nga një qasje vegane për t’i dhënë fund të gjitha llojeve të blegtorisë dhe për të çliruar çdo kafaz nga mjerimi, mizoria dhe vdekja e padrejtë.
Shumë kushte të fermave që mbajnë bagëtitë (kafshët e fermës) nuk plotësojnë kriteret e duhura dhe ligjore për rritjen e kafshëve të fermave, në vendin tonë. Tregtimi i bagëtive nuk bazohet gjithmonë në procedura ligjore, të cilat sjellin edhe masakrën e paligjshme të lopëve, deleve dhe shpendëve. Mirëqenia e dobët e kafshëve shpesh ka pasoja të rënda për shoqërinë; bujqësia industriale po dëmton mjedisin, biodiversitetin dhe shëndetin publik. Misioni ynë në lidhje me këtë fushë është t’i japim fund fabrikave dhe çdo mënyre tjetër të bujqësisë dhe të përparojmë mirëqenien e kafshëve të fermave në të gjithë botën përmes avokimit, lobimit dhe angazhimit. Ne do të lobojmë për të nxitur përmirësime të kushteve në të cilat rriten kafshët në ferma dhe të përpiqemi të mbyllim objektet bujqësore që shkelin ligjet dhe mirëqenien e të drejtave të kafshëve.